Ka vijuar deri orët e vona marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit pasi lanë bulevardin kryesor.
Nga Kryeministria me thirrjet “Rama ik!”, “Revolucion” dhe “Poshtë diktatura!”, turma e madhe e protestuesve është ndalur përpara Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Në këtë pikë të marshimit, revolta është përqendruar e gjitha ndaj ish-drejtueses së këtij dikasteri, njëherësh ish-zëvendëskryeministre, të pandehurës nga SPAK dhe me masë sigurie nga GJKKO, belinda Balluku.
Protestuesit kanë shpërthyer njëzëri në kor me thirrje të forta, duke kërkuar arrestimin e saj lidhur me dosjet e nxehta të korrupsionit dhe hetimet e fundit.
“Arrestoni Ballukun”, ishin disa nga thirrjet e qytetarëve.
Thirrjet për vënien para përgjegjësisë ligjore të ish-numrit dy të qeverisë, e cila është vënë në shënjestër të akuzave dhe hetimeve nga SPAK për abuzimet me projektet e infrastrukturës dhe aferat milionëshe, kanë ushtuar përpara ministrisë.
© Panorama.al













