VIDEO/ Pamje skandaloze në Elbasan, tifozët vendas kapërcejnë rrethimin dhe shkojnë të përleshen me ata të Vorës

Oct 19, 2025 | 19:09

Momente kaosi në Elbasan gjatë ndeshjes së ekipit vendas ndaj Vorës, në sfidën e vlefshme për javën e 7 të Superiores.

sdfdsfsdfsfdsdfsfdfsd

Pak momente pasi Vora shënoi golin e barazimit, nga tribunat nisën fyerjet në kor mes dy tifozerive. Dhe tifozët vendas, vendosën të sulmonin mbështetësit e ekipit udhëtues në tribunën e tyre.

Kështu, një grup jo i vogël tifozësh kapërcyen ndarëset e stadiumit dhe shkuan të përlesheshin në tribunën kundërshtare, duke gjuajtur me sende të forta.

SHIH VIDEON

U desh ndërhyrja e forcave të rendit dhe thirrje të vazhdueshme me altoparlantët e stadiumit që situata të qetësohej disi, ndonëse sharjet në kor nuk munguan as në vijimin e ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al

Te lidhura