Muzeu i Luvrit në Paris u rihap, tre ditë pasi hajdutët morën me vete xhevahire historike mbretërore me vlerë rreth 88 milionë euro.
Pamjet e transmetuara drejtpërdrejt nga Reuters dhe media të tjera treguan vizitorët duke kaluar nëpër portat e hyrjes së muzeut për herë të parë që nga vjedhja, e cila bëri bujë në të gjithë botën.
Vizitorët dallohen teksa presin në radhë në muze, tre ditë pasi hajdutët u arratisën me xhevahiret mbretërore.
Policia franceze ende nuk ka identifikuar autorët apo të arrestojë ndonjë prej tyre, teksa i trembet faktit se ata do shkrijnë apo tjetërsojnë gurët e çmuar dhe arin për ta shitur në tregun e zi.
© Panorama.alLive: The #Louvre reopens today after Sunday’s crown #jewels heist. Visitors queue as authorities remain on alert. Director Laurence des Cars faces Senate questioning later over security lapses.#CGTNONSITE https://t.co/AtiXhfVL5F
— CGTN (@CGTNOfficial) October 22, 2025












