Brazili nuk e kishte as në stol Nejmarin për dy ndeshjet e para. Sulmuesi humbi sfidat ndaj Marokut dhe Haitit në Botëror.

Ekipi i Ançelotit është tashmë në kuotën e 4 pikëve dhe kryeson grupin. Karlo Ançeloti ka zbuluar se Nejmari do të rikthehet ndaj Skocisë.
“Ai është mirë, do të stërvitet i vetëm për një ditë dhe më pas do t’i bashkohet grupit në stërvitje. Do të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër Skocisë”, u shpreh Ançeloti.
Nejmar duket se ka lënë pas dëmtimet. Sfida me Skocinë është projektuar më 24 qershor.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











