Analisti Genc Burimi, teksa ka komentuar protestat që po mbahen prej 20 ditësh në Tiranë për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ka deklaruar se ky i fundit duket të ishte thirrur në SPAK ashtu siç u thirr ish-zv.kryemistrja Belinda Balluku.
“Nëse SPAK do të bënte detyrën, kjo protestë nuk duhet të kishte zgjatur kaq. Por duhet të kishte thirrur Ramën siç thirri Ballukun. Ndaj kështu mbaron filmi. Ndaj kam shumë rezerva. SPAK duhet të arrestojë Edi Ramën!”, tha ai.
Në emisionit ‘News24 fundjavë’, Burimi tha se tubimet kanë minimizuar figurën dhe pushtetin e Ramës duke e cilësuar si një figurë e çmonetizuar.
Sipas tij, edhe fakti që të moshuarit që e kanë votuar i janë bashkuar protestës, tregon se sot ka një unanimitet anti-Rama.
“Në periudhën e tranzicionit, është protesta më e madhe. Për nga pjesëmarrja dhe forma. Është protestë që duam apo nuk duam, ka hyrë në histori! Kjo protestë thyen rekordet.
Ka misionin minimal që është Zvërneci dhe maksimali, largimi i Ramës. Ka minimizuar figurën dhe pushtetin e Ramës. Ai është si Putin. Është figurë e çmonetizuar. Të rinjtë sot protestojnë, por prindërit e tyre votonin për Edi Ramën.
Kur sheh sot pensionistët në protesta, tregon se sot ka një unanimitet anti-Rama. Nëse SPAK do të bënte detyrën, kjo protestë nuk duhet të kishte zgjatur kaq. Por duhet të kishte thirrur Ramën siç thirri Ballukun.
Ndaj kështu mbaron filmi. Ndaj kam shumë rezerva. SPAK duhet të arrestojë Edi Ramën! SPAK duhet ta kishte marrë për një auditim.”, tha ai.
© Panorama.al












