Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen me grupin e PS, ka sulmuar protestuesit dhe influencerat që prej tri javësh protestojnë masivisht poshtë zyrës së tij duke i kërkuar dorëheqjen.
Në mbledhjen me grupin parlamentar të PS, Rama tha se poshtë zyrës së tij është krijuar një skenë ku njerëzit përfshihen në protesta për “like dhe followers-a”.
Sipas tij, influencerat që “janë bërë parellinjë me shalë dhe me kremra”, përshihen në protesta sepse është “trend” dhe se kanë frikë të mbeten jashtë valës.
Rama: Është krijuar një skenë për t’u dukur dhe për t’u mbledhur me babëzi, me bazë që algoritmet nxisin njësoj si droga, që të shtojnë dozën, liket, followers-at.
Sa herë e keni dëgjuar gjatë këtyre ditëve nga njerëz që kurrë në jetën e tyre nuk e kanë imagjinuar të përfshihen me politikë dhe protesta, por janë bërë parellinjë me shalë dhe me kremra, që të shfaqen bashkë me shalët dhe kremrat e tyre, sepse është trendi.
Kanë frikë të mbeten jashtë valës. Sepse në ekonominë e vëmendjes heshtja nuk shpërblehet, vetëm pjesëmarrja. Shpërblehet vetëm ai që ka kurajon të hyjë në garë, ai që bën videon më dramatike.
Nuk ka pikë rëndësie nëse protesta zhvillohet në një bregdet të Spanjës, mjafton që ti t’i vendosësh shenjën “Tiranë”. Tirana s’ka as det, por kjo nuk ka pikë rëndësie, dhe të vendosësh aty një turmë që diçka thotë në spanjisht, por me titra lexohet “vdekje e Izraelit”.
© Panorama.al











