Presidenti venezuelian, Nicolas Maduro, u zotua të mbrojë “çdo centimetër” të vendit nga “kërcënimet ose sulmet imperialiste”, ndërsa presioni nga Shtetet e Bashkuara përshkallëzohet për shkak të trafikut të drogës.
Maduro foli në një ceremoni që shënoi 200-vjetorin e dhurimit të Shpatës së Perusë, heroit të pavarësisë së Amerikës së Jugut dhe Venezuelës, Simon Bolivar.
Në fakt, Presidenti Maduro, i cili mbante veshur një uniformë ushtarake, po mbante në dorë shpatën historike.
«Ne duhet të jemi të gatshëm të mbrojmë çdo centimetër të kësaj toke të bekuar nga kërcënimi apo agresioni imperialist, pavarësisht nga origjina e tij», tha ai në eventin e mbajtur në Karakas, para një audience prej mijëra personash. «Atdheu është i shenjtë, atdheu duhet të respektohet», shtoi Maduro.
Gjatë fjalimit të tij, ai paralajmëroi për “kërcënime të reja imperialiste nga e djathta ekstreme ndërkombëtare” dhe deklaroi se “dështimi nuk është një opsion”.
Venezuelan President Maduro:
We must be prepared to defend every inch of this blessed land against any threat or imperialist aggression—wherever it may come from and whenever it may appear. pic.twitter.com/dNNu8zsdR0
— Clash Report (@clashreport) November 26, 2025
Deklaratat vijnë ndërsa SHBA-të planifikojnë të nisin një seri të re operacionesh në rajonin më të gjerë të Venezuelës, vëren Independent.
Të paktën 80 persona janë vrarë në sulme ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge në ujëra ndërkombëtare, shumë prej tyre nga Venezuela, pjesë e kartelit “Cartel de los Soles”.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk e njeh Maduron si udhëheqës të Venezuelës, pasi ai fitoi zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, mes pretendimeve se opozita e kishte mundur atë.
© Panorama.alVenezuelan President Maduro: No one—civilian, politician, soldier, or police—may offer excuses. Failure is forbidden. pic.twitter.com/Paqut2ESem — Clash Report (@clashreport) November 26, 2025












