VIDEO/ Karnavalet në Brazil, Ançeloti dhe “Fenomeni” Ronaldo shfaqen duke shijuar festën. Përshëndetja e ngrohtë mes dyshes

Feb 17, 2026 | 12:52

Trajneri i Brazilit, Karlo Ançeloti bëri bujë në karnavalin në Sao Paulo, pasi u ribashkua dhe ndau një përshëndetje virale me dy legjenda të këtij vendi dhe të gjithë botës.ronaldoItaliani përjetoi paradën e shkollave të ndryshme të sambës në rajon nga rreshti i parë në sambadromin e famshëm kur vuri re praninë e “Fenomenit” Ronaldo dhe Denilson de Oliveira në paradë.

Ronaldo ngriti dorën dhe e përshëndeti ndërsa Ançeloti u përgjigj me të njëjtin gjest ndërsa pinte një gllënjkë nga birra e tij.

Dyshja, duke shijuar atmosferën shumëngjyrëshe, u kapën nga kamerat dhe pamjet u bënë menjëherë virale në rrjet.

PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al

Te lidhura