VIDEO/ “Kaq e bukur dhe frymëzuese, s’ka shenjë që të ndalet”- “Neomalësorja” niset drejt Tiranës për ditën e 49-të të protestës: Do i bashkohem, rezistencë e rinisë e qytetarëve

Jul 18, 2026 | 13:05

Protesta popullore hyn sot në ditën e 49-të të rezistencës së saj për rrëzimin e qeverisë dhe largimin e klasës së vjetër politike.

neomalesorja

Deputetja tashmë e pavarur, ish-socialistja Marjana Koçeku, e njohur edhe si ‘Neomalsorja’, ka ndarë për mbështetësit e saj dhe publikun një video-mesazh në rrjetin social, ku shprehet se është nisur drejt Tiranës për t’iu bashkuar sheshit.

Ndërsa e cilëson një lëvizje frymëzuese dhe rezistencë të rinisë dhe qytetarëve, deputetja shprehet se tashmë revolta nuk ka ndër mend të ndalet më.

“Do t’i bashkohem protestës e cila sot është në ditën e 49 të saj. Është kaq frymëzuese dhe kaq e bukur rezistenca e qytetarëve dhe rinisë që kanë pasur gjatë këtyre ditëve në rrugët e vendit dhe siç duket nuk ka asnjë shenjë që të ndalet”, thekson ajo mes të tjerash në video-mesazhin e saj në FB.

Sot para Kryeministrisë do të zhvillohet protesta e 49-të radhazi ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

‘Neomalsorja’ u largua nga grupi parlamentar socialist rreth 1 muaj më parë dhe “shpërtheu” në kritika ndaj mazhorancës dhe Ramës, ndërsa edhe ajo, tanimë si ish-socialiste kërkon largimin e kreut të qeverisë.

© Panorama.al

Te lidhura