Qindra qytetarë kanë vijuar edhe mbrëmjen e kësaj të enjteje marshimin në rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës së 41-të radhazi për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.
Pas disa orësh tubim para Kryeministrisë, ku u mbajtën fjalime nga qytetarë, aktivistë dhe përfaqësues të diasporës, protestuesit nisën marshimin nëpër kryeqytet, duke përshkuar disa nga akset kryesore të Tiranës.
Edhe këtë mbrëmje, marshimi është shoqëruar me thirrje kundër qeverisë dhe me kërkesën që organizatorët e cilësojnë si të panegociueshme.
“Rama, jep dorëheqjen!”, “Ju erdhi fundi!”, “Rama n’burg, Berisha n’burg” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”, kanë qenë disa nga thirrjet e dëgjuara gjatë marshimit.
© Panorama.al












