VIDEO- “Jam e detyruar të punoj, 300 mijë lekë kam vetëm qiranë”- Vjehrra e akuzoi se braktisi fëmijët dhe i la pa ngrënë, rrëfehet nëna e tre të miturve: Nuk kam abuzuar me ta!

Jan 12, 2026 | 11:23

Blerina Basha, nëna e cila u akuzua dhe u denoncua nga ish-vjehrra se i ka braktisur tre fëmijët e saj dhe madje i ka lënë pa ngrenë per disa dite, hodhi poshtë pretendimet.

Blerina Basha tha se gjendja ekonomike është e vështirë, ndaj detyrohet të punojë në një lokal. E reja tregon se vetëm qira paguan 300 mijë lekë, ndërsa  nga ish-burri i saj merr një ndihmë për fëmijet vetëm 180 mijë lekë te vjetra.

Basha thotë se nuk ka abuzuar dhe as ka braktisur fëmijet. “Fëmijët kanë qenë në shkollë, por kanë qenë sëmurë. Kisha çuar raport në shkollë. Ishin dhe dy javë pushimet. Ditën e hënën nis shkolla, të martën ndodhën përmbytjet dhe ndenjën në shtëpi. Sot ne jemi pa ujë në pallat. Drita kemi, por ujë jo. Nuk jam nënë që abuzoj me fëmijët. Nuk jam nënë që t’i braktisja fëmijët, se po të doja e kisha bërë me kohë.”, tha ajo.

INTERVISTA

Ke familje tendën, prindër?

Blerina Basha: Kam, por ndodhen jashtë shtetit. Nuk është se jemi në gjendje të mirë ekonomike.

Pse ishte në atë gjendje shtëpia?

Blerina Basha: Pretendimi im që kam, dakord shtëpia nuk është se ka qenë në atë gjendje që është vënë një dorë tjetër, unë jam e bindur.

Si kanë hyrë brenda?

Blerina Basha: Ajo ka hyrë brenda. Fëmijët e mi janë rritur me dashuri, i kam thënë që ke një baba, një gjysh dhe një nënë.

Si është marrëdhënia me vjehrrën dhe ish burrin?

Blerina Basha: Unë tani nuk kam kontakte

Të ka ndihmuar  për fëmijët?

Blerina Basha: Që nga momenti që ka dalë nga burgu, këto muajit e fundit nisi lekë për fëmijët 180 mijë lekë, ca do bëj unë me 180 mijë lekë nëse rri 24 orë në shtëpi. Unë 300 mijë lekë e kam qiranë

Ku punon?

Blerina Basha: Në një lokal

blerina femijet e mitur durres

LEXO EDHE: “Nuk i braktisa fëmijët, nuk kam para për të paguar qeranë dhe për t’i ushqyer”- Flet nëna e tre fëmijëve në Durrës: Është kurth nga ish-vjehrra (FOTO)

LEXO EDHE: Pamjet rrëqethëse/ Ish-vjehrra filmon brenda banesës të tre fëmijëve të braktisur në Durrës: Si jetohet kështu oj nëna! A pastron ajo nëna juaj?!

© Panorama.al

Te lidhura