VIDEO/ Etna shpërthen përsëri, ‘lumenjtë’ e llavës japin spektakël me imazhet mbresëlënëse! Shikoni pamjet

Jul 1, 2026 | 13:36

Vullkani Etna në jugun e Italisë ka shpërthyer përsëri, duke lënë imazhe mbresëlënëse.

etna

Llava po formon një “lumë” portokalli spektakolar në shpatet e malit Etna, vullkani më i madh aktiv i Evropës, siç është kapur në pamjet mahnitëse të reja nga Siçilia.

Shpërthimi që ndodhi të premten e kaluar shkaktoi krijimin e një rrjedhe të dendur llave, e cila tashmë ka zbritur të paktën 300 metra poshtë pikës ku u hap çarja.

llava etna

Sipas Observatorit të Etnës të Institutit Italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, aktiviteti vullkanik filloi në një lartësi prej afërsisht 3,000 metrash, me lavën që vazhdoi rrjedhën e saj në shpatet e vullkanit, duke krijuar një spektakël unik.

© Panorama.al

Te lidhura