Raketa Starship e ‘SpaceX’ ndërpreu nisjen e saj në minutën e fundit, përpara fluturimit të saj të 13-të provë nga Teksasi dje, pasi disa nga motorët e anijes kozmike nuk funksionuan.
Sipas ‘Reuters’, ndërprerja ndodhi më pak se një sekondë para se Starship të ishte planifikuar të ngrihej nga Starbase, baza e korporatës së SpaceX në Teksasin jugor, në orën 05:45 pasdite.
Motorët e raketës u ndezën, por më pas u fikën.
“Pati një ndërprerje në raketën përforcuese që ndërpreu nisjen tonë ndërsa po fillonim të ndiznim motorët Raptor”, tha zëdhënësi i SpaceX, Dan Huot, në një transmetim të drejtpërdrejtë nga kompania pasi nisja u anulua.
Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Elon Musk, theksoi në një postim në X se “disa nga motorët nuk u ndezën, duke shkaktuar një ndërprerje automatike të lëshimit”, ndërsa shtoi se “për të siguruar një fluturim të suksesshëm, 2 motorë Raptor do të hiqen dhe zëvendësohen”.
Së fundmi, ai vuri në dukje se një përpjekje e re për lëshim do të bëhet në fillim të javës së ardhshme.
Ndërkohë, aksionet e SpaceX, të cilat u bënë publike muajin e kaluar, ranë me rreth 3% në tregtimin pas orarit të punës pasi lançimi u anulua.
Aksioni u mbyll në 131.11 dollarë të enjten, nën çmimin e ofertës fillestare publike (IPO) prej 135 dollarësh, për herë të parë që kur u bë publike.
© Panorama.alSpaceX’s Starship rocket triggered a last-second abort before liftoff for its 13th flight test from Texas as some of its 33 engines failed to start https://t.co/qevRll1EHg pic.twitter.com/WwrrEVOrQk
— Reuters (@Reuters) July 17, 2026












