Presidenti francez Emmanuel Macron u bëri thirrje qytetarëve francezë të mos u besojnë sondazheve që parashikojnë fitoren e Marine Le Pen në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027.
“Mos u besoni të gjitha sondazheve”, deklaroi presidenti francez gjatë vizitës së tij në Gjermani.
Ai shtoi se: “Njoh shumë njerëz që në vitin 2016 sondazhet i paraqisnin si fitues të sigurt, por kjo nuk u konfirmua në vitin 2017”, duke iu referuar fitores së tij të parë në zgjedhjet presidenciale.
“Besoni te populli francez. Mos parashikoni skenarin më të keq për të dhe lëreni të zgjedhë më të mirën”, u shpreh më tej Macron.
© Panorama.al












