Fluturoi dronin mbi kompaninë e armëve në Mynih, Gjermania arreston një moldav për spiunazh!

Jul 17, 2026 | 17:13

Prokurorët  e Mynihut në Gjermani thanë se kishin lëshuar një urdhër arresti për një 37-vjeçar moldav, të akuzuar për spiunazh që rrezikonte sigurinë.

dron

Ai dyshohet se fluturoi një dron mbi ambientet e një kompanie gjermane armësh më 15 korrik, me qëllim regjistrimin e instalimeve mbrojtëse në emër të një entiteti të huaj, ose një organizate të ndaluar.

Policia konfirmoi se e arrestoi të dyshuarin pranë ambienteve.

Para aksionit ajo mori informacion nga një qytetar dhe një gjyqtar urdhëroi ndalimin e tij, thanë prokurorët.

© Panorama.al

Te lidhura