VIDEO/ Tragjedi rrugore, 21 të vdekur nga përmbysja e autobusit me fëmijë, doli nga rruga dhe ra në shkëmbinj!

Jul 17, 2026 | 17:04

Njëzet nxënës të shkollës fillore dhe një i rritur u vranë në Ugandën lindore, kur një autobus shkollor me të cilin po ktheheshin nga një ekskursion u përplas, tha policia.

autobusi

“Duket se shoferi ka humbur kontrollin e automjetit, i cili doli nga rruga, goditi një shkëmb të madh dhe u përmbys”, tha policia nëpërmjet X, duke shtuar se tre të rritur dhe fëmijë u plagosën gjithashtu.

Policia publikoi një foto të një autobusi të dëmtuar rëndë dhe të përmbysur dhe tha se hetimet ishin duke vazhduar, me disa fëmijë dhe të rritur që po trajtohen në spital.

© Panorama.al

Te lidhura