Një tërmet i fuqishëm dhe me magnitudë 7.4 ballë të shkallës Rihter goditi bregun perëndimor të Meksikës ditën e sotme, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS).
Epiqendra ishte 71 kilometra në jugperëndim të Puerto Madero, në shtetin e Chiapas, në një thellësi prej rreth 10 kilometrash.
Tërmeti u ndje edhe në Guatemalën fqinje.
Nga autoritetet është lëshuar edhe një paralajmërim për cunami.
Paniku ka qenë i madh, por për momentin nuk ka raportime për viktima, edhe pse lëkundjet cilësohen tepër të fuqishme dhe të rrezikshme, me dëme të pashmangshme.
© Panorama.al












