VIDEO/ Çudirat nuk kanë të sosur, trafikanti kthen varrin e të afërmit në bazë për drogën! Shikoni pamjet se ku e kishte fshehur mallin

Jul 17, 2026 | 17:59

Një 36-vjeçar dyshohet se ka zgjedhur një vend të pazakontë për të fshehur drogën e tij, me qëllim trafikimin.

droga varr

Siç u zbulua nga një hetim policor në Greqi, ai e shndërroi varrin e të afërmit të tij në një depo droge, duke vendosur një sasi kanabisi të papërpunuar në një zonë depozitimi të varrit.

Policia e Narkotikëve të Verias kreu një kontroll dje pasdite në varrezat, të vendosura në një vendbanim në komunën e Aleksandrisë, ku gjeti 38.18 gramë të substancës specifike narkotike kokainë dhe dy peshore elektronike precize në vendin e mësipërm, sipas Agjencisë së Lajmeve të Athinës.

Droga dhe peshoret u konfiskuan, ndërsa 36-vjeçari u arrestua për posedim dhe trafikim.

© Panorama.al

Te lidhura