Autoritetet italiane arrestuan sot (17 korrik) një vajzë 17-vjeçare, e cila dyshohet se ishte gati të sakrifikonte veten duke marrë pjesë në sulme nga ekstremizmi islamik.
Sipas raportimeve të mediave, ajo ka shtetësi italiane dhe është dërguar në një komunitet të posaçëm për të mitur.
Policia e qytetit të Pavias, në Italinë veriore, zbuloi se vajza kishte të paktën katër profile në po aq grupe të tjera përdoruesish të internetit, në të cilat mund të bëhesh anëtar vetëm nëse merr një “ftesë” dhe u zbulua se i përkisnin fushës së organizatave xhihadiste.
Në këto grupe, qarkullonin materiale propagandistike të organizatës ISIS, udhëzime për ndërtimin e pajisjeve shpërthyese dhe theksi vihej në nevojën për të sakrifikuar jetën për të arritur qëllimet e Shtetit Islamik.
Në të njëjtën kohë, siç u zbulua, hetuesit vazhduan të sekuestronin dialogë të shkruara, në të cilat shtatëmbëdhjetëvjeçarja deklaronte veten të gatshme të kryente një sulm terrorist dhe “të ofronte jetën e saj për hir të Allahut”.
© Panorama.al












