Tirana duhet t’i paguajë ish-trajnerit Nevil Dede dy rroga të prapambetura. Vendimi është marrë në mbledhjen e zhvilluar ditën e djeshme. Në bazë të vendimit KD-së, klubi bardheblu do t’i japë ish-teknikut shumën prej 800.000 lekësh, të barabartë me dy paga mujore të pashlyera ndaj tij. Më pas, Dede dhe ndihmësi i tij Alpin Gallo u shkarkuan nga drejtimi i Tiranës. 24 herë kampionët e vendit i kërkuan KD që ta shqyrtojë këtë çështje, pasi sipas tyre, Dede nuk ishte treguar korrekt me klubin. Ai nuk ishte paraqitur më pas lënies së detyrës, ndërkohë që kishte dalë në media pa marrë lejen e Tiranës. Sa i përket kërkesës së bërë nga Gallo ndaj KF “Tirana”, vendimi u shty për në datën 19 prill.











