Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta i ka shprehur ngushëllimet familjes së ish- presidentit, Ramiz Alia. Nëpërmjet një mesazhi drejtuar familjes, Meta e vlerëson figurën e Alisë si një figurë te shquar te luftës anti-fashiste.
Ish presidenti, Ramiz Alia u nda nga jeta ne moshen 86- vjecare mëngjesin e së premtes pas problemeve të tij shëndetësore, kryesisht me mpiksjen e gjakut në mushkëri.
Familja ka njoftuar se ceremonia mortore do të mbahet ditën e diel.











