Vdekja e Prelës, Berisha e Topalli ngushëllime familjes

Oct 15, 2011 | 17:36

Familjes Prela i kane ardhur mesazhe ngushellimi per humbjen nga kryeministri  Berisha dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Në nderim të njërës prej figurave më të njohura të artit skenik shqiptar, Kryeministri në mesazhin  e tij shprehet:

“Ndarja e nga jeta e Ndrek Prelës,  njërit prej personaliteteve më të shquara të botës skenike shqiptare përbën një humbje të madhe për  teatrin, botën e artit dhe mbarë Shqipërinë.

Ndrek Prela lë pas, një trashëgimi të shkëlqyer në kulturën dhe artin skenik shqiptar. Duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta për humbjen  e njeriut tuaj të dashur, i lutem Zotit që shpirti tij të gjejë paqen e amshuar.

Mesazhi i Topallit

“Në kujtesën e bashkëqyetarëve të mi, aktorëve të Teatrit Migjeni e të gjithë shqiptarëve, figura e Ndrek Prelës, do të mbahet mend si njeriu I përkushtuar, që pasionin, dashurinë dhe vullnetin e tij ja kushtoi skenës së teatrit”- shkruan Topalli ne mesazhin e saj.

Me ndarjen nga jeta të zotit Prela, familja , miqtë , qyteti i Shkodrës dhe Shqipëria humbi një qytetar dhe profesionist të madh të botës së artit dhe të kulturës.

 

© Panorama.al

Te lidhura