Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa po përgatitet të zhvendoset përkohësisht në SHBA për hir të Callum Turner, duke u siguruar që të kalojnë sa më shumë kohë së bashku, pa lënë pas detyrimet e tyre profesionale.
Vetëm pak ditë pas dasmës tre ditore në Itali, aktori 36-vjeçar zbuloi për The Hollywood Reporter se gruaja e tij do ta ndjekë atë në Amerikë për shtatë muaj, në mënyrë që të jetë me të ndërsa ai punon në projektet e tij të reja filmike.
Turner po merr pjesë në projektin për rikrijimin e filmit të vitit 1981 “Possession”, ku do të luajë bashkë me Margaret Qualley, ndërsa më pas do të xhirojë “The Comebacker”, me Tom Hanks në rolin e trajnerit të tij.
“Puna jonë kërkon që ne të udhëtojmë në të gjithë botën. Është e rëndësishme kur kthehemi në Londër të kalojmë kohë me miqtë tanë, por sigurohemi që të jemi bashkë sa më shumë të jetë e mundur “, tha aktori.
Dua Lipa dhe Callum Turner u martuan në një ceremoni civile në Londër ditën e fundit të majit, në sallën historike të qytetit Old Marylebone dhe festuan një javë më vonë në Siçili.
© Panorama.al












