Aksident i rëndë në aksin Korçë-Ersekë pasditen e sotme, në afërsi të fshatit Kamenicë.
Një mjet përplasi një fëmijë që ishte në rrugë duke ecur, ndërsa mësohet se fëmija ka ndërruar jetë.
Nga informacionet paraprake, fëmija ka qenë i shoqëruar nga nëna, por goditja ka qenë fatale.
Fëmija që humbi jetën mësohet se është i moshës 10 vjeç.
Megjithëse u dërgua me urgjencë në reaminacionin e spitalit, për fat të keq fëmija nuk mbijetoi dot nga plagët e marra.
Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave dhe dinamikës.
© Panorama.al












