Në javën e parë të këtij muaji është zgjedhur edhe fituesi i tenderit për studimin dhe projektimin e rrugës së Unazës së Jashtme 4 të Tiranës, që fillon nga Sauku dhe përfundon në Kamzë. Në buletinin e fundit të Agjencisë së Prokurimit Publik bëhet e ditur se tashmë është firmosur kontrata prej 95.2 milionë lekësh me kompaninë që do të merret me stadiumin dhe projektimin e rrugës për pjesën tjetër të Unazës. Kjo pjesë përfshin vazhdimin që kalon nga kthesa e Saukut – pjesa lindore, verilindore e veriore e Tiranës, deri në afërsi të kthesës së Kamzës. Ndërkohë ka filluar puna për ndërtimin e pjesës së parë të Unazës së Madhe, që kalon te Kopshti Botanik dhe Liqeni Artificial, për të cilën ka pasur probleme me banorët e zonës që kanë arritur deri në përplasje me policinë.











