U tërhoq nga gara e primareve, Xhaferaj: Procesi bëhet më shumë për të forcuar agjendën e Berishës, se sa për PD-në!

Feb 20, 2025 | 15:00

Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferaj foli sot në studion e News 24 për vendimin e tij për të hequr dorë nga gara e primareve në PD.

xhaferaj

Xhaferaj tha se ai ka mendime kritike për procesin e primareve dhe se PD sipas tij duhet ta mbështesë SPAK, dhe jo ta sulmojë.

Më tej ai tha se vendimmarrjet e Berishës tregojnë se Primaret bëhen më shumë për të përforcuar agjendën e kryetarit, se sa axhendën e partisë.

 “PD ka eksperimentuar me primaret. Primaret më shumë e kanë dëmtuar PD-në. Unë kam shprehur qëndrimi kritik për primaret  si një proces që e dëmton PD dhe dua të tregoj respekt ndaj votuesve në Durrës. Nuk marr pjesë në këtë proces, pasi qëndrimet e mia janë kritike ndaj primareve. PD duhet ta mbështesë SPAK-un.

Është i domosdoshëm ndryshimi dhe PD nuk duhet ta humbasë këtë rast. PD nuk duhet ta sulmojë SPAK-un. Një ndihmë shumë e mdhe na ëhtë dhënë nga SPAK.

SPAK na ka dhënë ndihmë të madhe. SPAK ka arrestuar zyrtarë të lartë. Shqipëria e ka të domosdoshëm rotacionin politik, PD duhet të fitojë sepse është aset kombëtar. Vendimmarrja e dritanishme e kryetarit të partisë fatkeqësisht na ka lënë shijen që bëhet me shumë  për të forcuar një agjendë personale  sesa për të forcuar fitoren e PD-së. Do ishte MIRË  që agjenda të përputhej, siç u përputh më 2005. Unë kam qenë kritik për procesin ndaj Sali Berishës. Rama ka frikë nga SPAK. Ky proces ofendon demokratin e thjeshtë”, tha  Xhaferaj.

Lexo edhe: Një tjetër deputet i PD tërhiqet nga gara elektorale: Primaret nuk bashkojnë, por përçajnë më shumë!

Lexo edhe: Primaret në PD/ Helidon Bushati: Heq dorë nga aspirata për të qenë kandidat për deputet

Lexo edhe: Dy deputetë u tërhoqën nga gara e primareve, reagon kreu i PD: Ata kanë besimin e plotë të Berishës për çdo iniciativë!

© Panorama.al

Te lidhura