Një emigrant nga Londra mori fjalën në protestën masive të qytetarëve kundër qeverisjes së Edi Ramës, ndërsa u shpreh se u largua nga Shqipëria 27 vite më parë.
Ai tha se ishte ushtarak por vendosi që të largohej për shkak se nuk donte ta vidhte vendin. Emigranti iu drejtua Ramës duke i thënë se ka marrë fund.
“Vij nga Londra. Diaspora është me ju. Rama jepe dorëheqjen. U largova nga vendi para 27 vitesh pasi nuk doja ta vidhja. Vendosa të largohesha por studimet e mia kanë qenë një ushtarak dhe nuk doja ta vidhja atdheun. Pasi e pashë ramë si ramë në dorën e një budallai, e ardhmja ra në dorën e kriminelit. Këtu jemi për t’i thënë Ramës dhe qeverisë së tij ke marrë fund prandaj jep dorëheqjen.”, tha ai.
Një koment bëri edhe për një deklaratë të Ramës, teksa tha:
“Sot Rama na ka ironizuar duke thënë se po vijmë me makina luksoze. Po zoti kryeministër, hajdut i kombit. Ne ikëm me gomone dhe vijmë me makina të shtrenjta se i kemi duart me kallo”
© Panorama.al











