Kapen të dënuarit për vrasje, u arratisën në ’97

Apr 25, 2011 | 15:15

KORCË- Policia e Korcës ka vënë në pranga dy persona te akuzuar per vrasje, perfshire ne nje lidhje jashtemartesore, që ishin në kërkim pasi ishin arratisur nga burgu që në vitin 1997. Sipas të dhenave të para të policisë, të arrestuarit janë Shefqet Vreto, 60 vjec dhe Manushaqe Elezi 56 vjec.

Ata janë dënuar nga gjykata, secili me nga 25 vjet burg, për vrasje. Sipas policisë, ata janë dënuar për vrasjen e bashkëshortit të Elezit, ndërkohë që së bashku ishin në një lidhje jashtëmartesore.

Që nga arratia, mësohet se ata jetonin në Selanik. Ndalimi i tyre u bë sot në Qafë Thanë, e më pas u shoqëruan në komisariatin e policisë.

© Panorama.al

Te lidhura