“Turpin mos ma trego mua, mos më drejto gishtin!”- Rinis me tensione Kuvendi, opozita bllokon përsëri foltoren, Peleshi e ndërpret për 15 minuta (DEBATET)

Jun 18, 2026 | 10:00

Rinisi me tensione seanca e Kuvendit pas pushimit 5 minutësh, ku opozita u rikthye në foltore duke e bllokuar teksa kërkoi respektim të rregullores.

kuvend sherri foltore

Në debate të forta, kryeparlamentari Peleshi u detyrua që ta ndërpriste seancën për 15 minuta të tjera, derisa palët të qetësoheshin.

Ndërsa ai njoftoi rinisjen e seancës, të gjithë deputetët e PD-së u ngritën dhe iu drejtuan foltores, me në krye Sali Berishën. Ata kërkuan që të merrnin fjalën për procedurë, por Peleshi nuk i lejoi.

Ky i fundit njoftoi se do kalonin në pikën 3 të rendit të ditës, fjalën e ministrit të Jashtëm Ferit Hoxha, që do raportonte mbi Konferencën e Tetë Ndërqeveritare BE-Shqipëri për procesin e negociatave dhe integrimit të vendit.

foltore sherr

“Mos e prishni seancën në pikën e gabuar, sidomos pikën e gabuar. Lejoni ministrin e Jashtëm të flasë, është pikë e rëndësishme, ka interes publik, qytetarët duan të dinë procesin e integrimit”, tha Peleshi mes të tjerash.

Nga salla dëgjoheshin akuzat e opozitës:

“Zbato rregulloren, zbato procedurën…Duam ndryshimin e rendit të ditës”.

kuvend sherri foltore

Por Peleshi kujtoi se po zbatonte pikërisht rregulloren.

“Fjala nuk merret kur e do, këto janë pikat e rregullores, e pamundur ta merrni fjalën në këto kushte”, tha ai.

kuvend sherri

Ishte deputeti Flamur Noka që akuzoi Peleshin për shkelje flagrante.

“Tërheqje vëmendje për zotin Flamur Noka…”, iu përgjigj kryeparlamentari.

Më tej ai tha se kishte dhënë 5 minuta për qetësim. Por deputetët e PD vijuan akuzat duke i thënë:

“Turp”, ndërsa i drejtuan edhe gishtin.

kuvend seanca4

Peleshi reagoi duke ndërprerë seancën për 15 minuta të tjera.

“Ju dhashë 5 minuta pushim për qetësim dhe meditim. Mos ma drejto giushtin mua, mos më trego gishtin, jo me gisht, ju lutem. Kush jeni ju, ju kush jeni që prishni seancën. Seanca nuk është arenë gladiatorësh zoti Noka. Turpin mos ma trego mua, 15 minuta pushim”, u shpreh ai.

kuvend opozita1

© Panorama.al

Te lidhura