Një fëmijë i vogël, tifoz i Uzbekistanit shpërtheu në lot pas humbjes kundër Kolumbisë në ndeshjen e Kupës së Botës.
I veshur me të kuqe, djali filloni të qante ndërsa mbante fort një replikë simbolike të trofeut të Kupës së Botës, duke shikuar drejt fushës.
Shqetësimi dhe pikëllimi në fytyrën e tij nuk kaluan pa u vënë re nga tifozët përreth. Në veçanti, mbështetësit e Kolumbisë panë gjendjen e djalit dhe nuk e lanë vetëm.
Pamjet që po qarkullojnë në rrjet tregojnë tifozët kolumbianë që mblidhen rreth tij, duke i përkëdhelur kokën dhe shpatullat për të ofruar mbështetje. Për ta ngushëlluar tifozin e vogël, ata kënduan njëzëri: “Uzbekistan! Uzbekistan!”
This Uzbek kid in tears after Colombia’s goal against Uzbekistan.
The Colombian fans around him quickly try to comfort him.
Beautiful moment. pic.twitter.com/2Wgi7rV34f
— Daily Turkic (@DailyTurkic) June 18, 2026
Ky gjest ishte i papritur për djalin. Edhe pse në fillim nuk mundi t’i ndalte lotët, ai ndjeu ngrohtësinë dhe mbështetjen e sinqertë të njerëzve përreth tij.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al












