Presidenti i SHBA-së, Donald Trump iu është përgjigjur kritikave për politikat e tij ndaj Iranit, duke i quajtur ata si njerëz xhelozë ose të këqinj.
Në një postim në Truth Social, Presidenti amerikan ka shkruar:
“Këta budallenj, të cilët mendojnë se nuk kam qenë mjaftueshëm i ashpër me Iranin, kur Tregu i Bursave sapo ka arritur një nivel rekord dhe çmimet e naftës po ‘bien’ poshtë, janë ose xhelozë, njerëz të këqij, ose budallenj.”
Komentet e tij vijnë pas nënshkrimit të marrëveshjes me Iranin. Trump e nënshkroi zyrtarisht marrëveshjen ndërsa merrte pjesë në samitin e G7.
Marrëveshja me 14 pika, e cila njihet si Memorandum Mirëkuptimi, parashikon se Irani nuk do të ketë kurrë një armë bërthamore dhe gjithashtu angazhon një fond prej 300 miliardë dollarësh për “rindërtimin dhe zhvillimin ekonomik” të vendit, megjithëse SHBA-të nuk janë të detyruara të kontribuojnë.
© Panorama.al












