Turi i Zelenskyt në Evropë, presidenti takon Papa Leon, Vatikani: Dialogu, thelbësor për paqe të qendrueshme në Ukrainë

Dec 9, 2025 | 11:46

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u takua mëngjesin e sotëm (9 dhjetor 2025) me Papa Leon.

zelensky papa leo
Sipas njoftimit të bërë nga Vatikani, tema e diskutimit mes Zelenskyt dhe Papës ishte lufta në Ukrainë.

“Papa Leo përsëriti nevojën për dialog të vazhdueshëm dhe shprehu dëshirën e tij urgjente që iniciativat aktuale diplomatike të çojnë në paqe të drejtë dhe të qendrueshme”, thuhet në deklaratën e Vatikanit.

Dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu çështjen e të burgosurve të luftës dhe nevojën për të siguruar kthimin efëmijëve nga Ukraina te familjet e tyre, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Më vonë gjatë ditës sot, Zelensky do të takohet gjithashtu me kryeministren italiane Giorgia Meloni, siç është raportuar më parë, ndërsa vazhdon turneun e tij në Evropë për të forcuar mbështetjen për Ukrainën mes presionit në rritje të SHBA-së ndaj Kievit.

Zyrtarët amerikanë pretendojnë se janë në fazat e fundit të arritjes së një marrëveshjeje, por nuk ka asnjë tregues se Ukraina ose Rusia janë të gatshme të nënshkruajnë marrëveshjen ekzistuese kornizë të hartuar nga ekipi negociator i Trump, thekson Guardian.

© Panorama.al

Te lidhura