Trump paralajmëron marrjen e ishullit kyç të Iranit: Do të godasim shumë fort sonte!

Jun 11, 2026 | 14:43

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka paralajmëruar se do të vijojnë sulmet ndaj Iranit dhe se do të marrin nën kontroll “në të ardhmen jo shumë të largët” ishullin kyç Kharg dhe tregjet e naftës dhe gazit në vend.

d trump

Në një postim në Truth Social, lideri i Shtëpisë së Bardhë thotë se do të godasin shumë fort Iranin sonte, ndërsa shton se do të marrin nën kontroll ishullin dhe pika të tjera të infrastrukturës së naftës. Siç shkruan presidenti amerikan, do të veprojë sikurse në Venezuelë.

Shtetet e Bashkuara do ta godasin Iranin (forcat e të cilit detare, ajrore, radarët, mbrojtja kundërajrore dhe të gjitha format e tjera të mbrojtjes, së bashku me pjesën më të madhe të kapaciteteve të tij sulmuese, janë SHKATËRRUAR!), SHUMË FORT sonte.

Në një moment në të ardhmen jo shumë të largët, ne do të marrim nën kontroll Ishullin Kharg dhe pika të tjera të infrastrukturës së naftës, dhe do të marrim kontroll të plotë mbi tregjet e tyre të naftës dhe gazit, ashtu siç kemi bërë me Venezuelën, gjë që po funksionon në mënyrë të shkëlqyer si për Venezuelën ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”, ka shkruar ai.

© Panorama.al

Te lidhura