Trump: Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës me Iranin është afër, Teherani: Asgjë nuk është finalizuar

Jun 12, 2026 | 7:41

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin është pranë arritjes, vetëm pak orë pasi njoftoi se kishte anuluar sulmet e planifikuara ndaj vendit.

trump shba

“Ne sapo arritëm një zgjidhje të shkëlqyer për luftën me Iranin”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale të enjten.

Megjithatë, nga ana tjetër, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, i cilësoi raportimet për një marrëveshje si “spekulative”, duke theksuar se “asgjë nuk është finalizuar”.

Konflikti u përshkallëzua më 28 shkurt, kur SHBA-ja dhe Izraeli ndërmorën sulme të gjera ndaj objektivave iraniane. Në përgjigje, Irani sulmoi Izraelin dhe shtete aleate të SHBA-së në Gjirin Persik, ndërsa bllokoi efektivisht Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme për transportin global të naftës dhe gazit të lëngshëm.

© Panorama.al

Te lidhura