Ish-deputeti i PS, Lavdërim Krrashi në mbështetje të protestave për largimin e Ramës: Frymëzuese! E ardhmja e një kombi varet nga vizioni i përbashkët i qytetarëve të vet

Jun 12, 2026 | 7:30

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Lavdrim Krrashi, ka shprehur mbështetjen e tij për protestat qytetare që po zhvillohen në Tiranë, ku protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.

lavderim rkashi

Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Krrashi shprehet i frymëzuar nga protestat, ndërsa thekson se e ardhmja e një kombi varet nga vizioni i përbashkët i qytetarëve të vet.

“E ardhmja e një kombi varet nga vizioni i përbashkët i qytetarëve të vet – Frymëzuese”, shkruan ish deputeti socialist.

Protestat për largimin e kryeministrit Edi Rama kanë vijuar prej ditësh dhe janë shoqëruar me thirrje për ndryshim politik dhe dorëheqjen e kreut të qeverisë.

© Panorama.al

Te lidhura