Ndërsa është një hap më pranë kandidaturës për President të Shteteve të Bashkuara në zgjedhjet e reja të 2012, miliarderi amerikan, Donald Trump, i ka ofruar Shtëpisë së Bardhë dhe Presidentit Obama një dhuratë 100 milionë dollarëshe. Bëhet fjalë për një sallë balloje brenda Shtëpisë së Bardhë. Por, nga Presidenca amerikane nuk ka pasur asnjë reagim. “Meqë Presidenti Obama është i detyruar që sa herë pret vizita të personaliteteve të larta të ngrejë, me jo pak shpenzime, një tendë, tashme të lodhur nga përdorimi, e që ndoshta e marrin edhe me qira, unë do t’i ofroja mundësinë e ndërtimit të një salle shumë luksoze balloje, e cila mund të kushtojë edhe 100 milionë dollarë”, ka propozuar Trump. Një sallë të ngjashme ai e ka ndërtuar në “Mar-a-Lago Club”, në Plazhin e Palmës, në Florida. Ajo është një nga sallat më të bukura ne botë.











