Tramvaji, Shalsi akuza Berishës: E rrëzoi në 2006

Apr 18, 2011 | 14:31

TIRANË- Deputeti i PS-së Eduard Shlasi ka deklaruar sot se projekti për tramvajin prezantuar prej kandidatit të djathtë si risi për qytetin, është hedhur poshtë nga kreu i qeverisë, Sali Berisha

Përmes një deklarate për mediat, duke bërë publike edhe një dokument, Shalsi bëri me dije se projekti i bashkisë nuk u realizua, pasi e rrëzoi pikërisht Berisha.

“Luli i Saliut vetë po na e provon, dita-ditës me shembuj konkretë, se është jo vetëm krejtësisht jashtë realitetit të Tiranës, por po tenton të mashtrojë qytetarët e Tiranës duke u premtuar projekte të cilat qeveria e tij dhe e Saliut i ka hedhur poshtë, siç është rasti i Bulevardit”- tha Shalsi. Sipas tij, në projektin e rikostruksionit të bulevardit të miratuar me Vendim nr. 8, datë 11 shkurt 2005 parashikohej edhe ndërtimi i trasesë së tramvajit. “Ky projekt u hodh poshtë fatkeqësisht nga qeveria e Saliut siç vërtetohet me shkresat bashkëlidhur. Pra imagjinoni ku arrin paturpësia e Saliut: I thotë Lulit të premtojë tramvajin që qeveria e tij nuk e miratoi”- tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura