Trafiku i organeve, Eulex: Nuk hetojmë pa patur prova

Apr 28, 2011 | 17:40

PRISHTINE- Katër muaj pas publikimit të raportit të diskutueshëm të Këshillit të Evropës, përfaqësues të misionit të ruajtjes së ligjit ( Eulex) në Kosovë thonë se ende nuk kanë marrë ndonjë provë domethënëse në dorë duke bërë kështu të pamundur nisjen e hetimeve.

Duke iu referuar raportit të raportuesit të KE-së , Dik Marti, misioni Eulex në Kosovë thotë se, një hetim mund të nisë vetëm nëse gjenden prova të mjaftueshme. Sipas tyre për momentin nuk ka emra të veccantë për të cilët mund të nisë një hetim.

Eulex thotë se kushdo që ngre akuza, qoftë këto të përfshira dhe në raporte të ndryshme, së pari duhet të paraqesin provat dhe faktet e tyre përpara prokurorëve të Eulex.

“Ne kemi shkëmbyer letra me Dik Martin. Ende nuk kemi marrë ndonjë provë domethënëse prej tij”- tha sot një zëdhënës i Eulex për portalin Balkan Insight.

Në këtë faze nuk kemi asgjë për të shtuar, në momentin që do të kemi diccka më shumë për të thënë, do ta themi” shtoi më tej ai.

© Panorama.al

Te lidhura