Trafik kanabisi, pranga tre vëllezërve në Vlorë

Apr 26, 2011 | 10:50

VLORE- Tre vëllezër jane arrestuar nga policia, te akuzuar per trafik te lendeve narkotike. Ndalimi i tyre eshte bere nga policia e Vlores, ne kuader te operacionit te koduar “Vellezerit”.

“Ne prangat e policise kane rene shtetasit Gentian Binaj, 22 vjeç, Ermano Binaj, 20 vjeç dhe Xh. B, 16 vjeç,  të tre lindur e banues në lagjen “Hajro Cakërri” në Vlorë”- thone burimet policore.

Sipas saj, ne polcii eshte shoqeruar edhe nje 17 vjecar me inicialet I. D., 17 vjeç, i dyshuar si pjese e trafikut.

Ndalimi i tyre u be pas nje hetimi  dy mujor, gjate te cilit vellezerit u mbajten nen kontroll, deri sa u ndaluan ne kushtet e flagrances. Policia ka sekuestruar 220 gramë lëndë narkotike “Kanabis Sativa” dhe 4 aparate celularë.

Dosja ne ngarkim te tyre i ka kaluar prokurorise per hetime te metejshme, nderkohe qe mbi ta rendon vepra penale “Prodhimi dhe shitja narkotikëve”.

© Panorama.al

Te lidhura