TIRANE- Mbajtja e zgjedhjeve te lira, te qeta e me standarde ka qene ne qender te takimit te sotem mes presidentit te Republikës, Bamir Topi dhe kreut te Prezencës së OSBE-së në vendin tonë, Ambasadorit Eugen Wollfarth.
Gjatë takimit, kreu i shtetit vuri në dukje domosdoshmërinë e zhvillimit të një procesi zgjedhor sa më të qetë e të qytetëruar dhe të realizimit të zgjedhjeve vendore më 8 maj, sipas standardeve demokratike e në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.
Ambasadori i OSBE-së vlerësoi rolin e rëndësishëm e moderator të Presidentit Topi, veçanërisht në situatën parazgjedhore dhe si gjithmonë, në shërbim të interesave të qytetarëve. Ai theksoi rendesine e mbajtjes së zgjedhjeve vendore korrekte, të lira e të drejta dhe sipas legjislacionit në fuqi e në përputhje me të gjitha standardet demokratike.











