Topi, apel për maturi: 8 maji, garë alternativash

Apr 27, 2011 | 11:51

TIRANE- Presidenti Bamir Topi perseriti sot thirrjen drejtuar partive politike per maturi dhe vullnet politik ne zgjedhjet e 8 majit, te cilat sipas tij nuk jane test force e as gare simbolesh te partive, por gare alternativash zhvillimi.

Ne takimin me vezhguesit vendore, Topi kerkoi nga qytetaret pjesemarrje masive ne keto zgjedhje, duke u kujtuar se 8 maji eshte dita e tyre.

“8 maji ka shansin të jetë akti i fundit i eksperimentit politik me zgjedhjet dhe kështu, një sprovë me rëndësi për partitë politike, për kandidatët, për administratorët e zgjedhjeve dhe për institucionet apo grupet e tjera publike e civile të përfshira në proces. Secila palë ka peshën, rolin dhe përgjegjësitë e veta, dhe 8 maji do të duhet të testojë aftësinë e secilit për të respektuar ligjin dhe parimin kushtetues të ushtrimit të sovranitetit të popullit përmes zgjedhjeve të lira, të drejta dhe demokratike” tha Topi, duke shtuar se keto zgjedhje jane nje bilanc i mandatit qeverises gjate 4 viteve dhe aletarnativa e projekteve per 4 vitet e ardhshme.

Presidenti ka kerkuar nga partite, anëtarët dhe kandidatët e tyre, t’i largohen sa më shumë praktikave të gabuara të së kaluarës zgjedhore, të distancohen nga çdo formë e presionit dhe e përfitimit të paligjshëm elektoral, të nxisin debatet alternative mbi retorikën konfliktuale personale.

“I ftoj partitë politike të mos përfitojnë nga monopoli bipolar në administrimin zgjedhor për të bllokuar apo imponuar procesin ligjor e teknik; të mos i shfrytëzojnë numrat e shumicës në komisione të niveleve të ndryshme për të cënuar sadopak klimën zgjedhore, barazinë apo integritetin e zgjedhjeve, dhe së fundi, por më me rëndësi, të dëshmojnë maturi e vullnet politik për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje në formë konsensuale, të kërkojnë e të gjejnë pika afrimi për të kapërcyer çdo boshllëk apo nen të interpretueshëm zgjedhor, duke dalë kështu mbi interesat e momentit dhe në shërbim real të qytetarëve”- tha ai.

Ai ka denuar si te patolerueshme gjithe aktet e dhunes ne fushate, duke bere apel per qetesi e qytetari. “Duket se një pjesë e kandidatëve i shikojnë zgjedhjet si një test force për militantët. Mungesa e debateve për projektet dhe alternativat, problemet e kufirit mes forcave politike janë tregues që palët politike kanë një këndvështrim të kundërt nga publiku për rolin e zgjedhjeve. 8 maji nuk është garë midis simboleve, flamujve apo militantëve por një garë që kandidatët të jetësojnë sistemin konkurues demokratik dhe modele qeverisjeje në Shqipëri”shtoi me tej Topi.

Kreu i shtetit u ndal edhe ne transparencen zgjedhore, duke theksuar se ajo dhe zbatimi rigoroz i ligjit janë elementë të rëndësishëm të procesit zgjedhor, sepse “vlerësojnë ato vlera e parime për të cilat ne jemi angazhuar dhe të cilat nuk mund të shprehen vetëm me numra formalë në fletët e votimit”.

 

© Panorama.al

Te lidhura