TIRANË- Këshilli Kombëtar i PD-së, zyrtarizon sot Lulëzim Bashën si kandidatin demokrat për Bashkinë e Tiranës, që dihet se do të garojë në këto zgjedhje krah rivalit socialist, Edi Rama. Pasditen e sotme, PD-ja ka njoftuar mbledhjen e Këhsillit Kombëtar dhe një orë pas saj, në 18.00, në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, do të zhvillohet edhe një takim për prezantimin e Bashës.
Sipas statusit të PD-së, jansë Këshilli Kombëtar dhe Kryesia e Partisë, dy formuet që miratojnë kandidaturat për pushtetin vendor, por Kryesia nuk mund të mblidhet pasi asaj i ka mbaruar mandati. Në kushte të tilla, zyrtarizimi ‘de jure’ i Bashës do të bëhet nga Këshilli Kombëtar.
Vetem nje dite me pare, Basha hoqi dore nga posti qe mban, ne krye te Ministrise se Brendshme dhe pas kesaj, edhe nga mandati i deputetit, per te nisur fushaten qe synon ‘ngjyrosjen blu’ te Tiranes.











