Tirana fiton dhe merr kreun

Oct 3, 2011 | 13:23

Tirana ka mundur Flamurtarin, ndërsa Laçi ka ndalur në fushën e vet kampionët në fuqi të Skënderbeut. Humbje ka sigluar edhe Vllaznia në fushën e Kastriotit, teksa krutanët luajtën për një pjesë loje me 10 lojtarë. 24 herë kampionët e vendit janë rikthyer në krye të renditjes (në pritje të ndeshjes së sotme Teuta-Bylis), pas shumë kohësh, duke treguar ambiciet e tyre për këtë sezon. Dy gola për secilën pjesë loje, fillimisht autogol i Veliut dhe më pas një shënjestër e Morinës, i dhanë bardhebluve fitoren e tretë në kampionat dhe njëkohësisht kreun e renditjes me 9 pikë. Nga ana tjetër, Flamurtari zhvilloi një nga ndeshjet më të dobëta në këto javë të para të sezonit. Dobët u paraqitën edhe kampionët në fuqi të Skënderbeut, në fushën e Laçit. Kurbinasit e panë veten në avantazh që në minutën e tretë të takimit, teksa shënuan me anë të Ermullait. Një goditje dënimi e devijuar nga muri bëri që laçianët ta nisnin ndeshjen në avantazh. Në minutat në vazhdim, korçarët tentuan që të dilnin nga mesfusha e tyre dhe të barazonin rezultatin, por pa saktësinë e duhur. Ndërkaq, në fund të pjesës së parë, ka vend edhe për një gol tjetër të shënuar nga Selimi nga pika e bardhë e penalltisë. Në fraksionin e dytë të lojës, kapiteni Blandi Shëkmbi shkurtoi diferencat, ndërsa Muzaka barazoi, por anësori e anulloi golin për pozicion jashtë loje. Humbje shënoi edhe Vllaznia në fushën e Kastriotit të Krujës. Vendësit pasi shënuan dy gola spektakolarë me autorë Jetmir Sefën dhe Brus Inkangon arritën të mbroheshin mirë, duke mos lejuar që shkodranët të dilnin me pikë nga Kruja. Është për t’u theksuar se vendësit luajtën me 10 lojtarë që nga minuta e 42-të, kur Turqiu doli me karton të kuq, pas dy të verdhëve. Në pjesën e dytë, Vajushi shënoi golin e vetëm për shkodranët, të cilët shënuan edhe me Petroviç, por goli u anullua për jashtë loje.

Superiore/ Java 4
Pogradeci-Dinamo            1-0

Shënues: Çipi 87′
Kamza-Apolonia            0-1
Shënues: R.Rama 71′
Shkumbini-Tomori            6-2
Shënues: Dervishi 3′ (p), 6′, 37′, 63′ (p), 95′, Shenaj 57’/ Bakiu 27′, Çela 50′
Kastrioti-Vllaznia            2-1
Shënues: J.Sefa 29′, Inkango 42’/ Vajushi 60′
Laçi-Skënderbeu            2-1
Shënues: Ermullai 3′, Selimi 45’/ Shkëmbi 52′
Tirana-Flamurtari            2-0
Shënues: Veliu 12′ (autg), Morina 69′
Sot
Teuta-Bylisi                18:00

Renditja
Nr. Ekipi    ND   F      B    H    P

1.Tirana    4         3      0    1    9
2. Bylisi     3     2      1    0    7
3.Apoloni  4         2      1    1    7
4.Kastriot  4         2      0    2    6
5.Vllaznia  4         2      0    2    6
6.Shkumbi 4     2      0    2    6
7.Flamurta 4     2      0    2    6
8.Teuta     3         2      0    1    6
9.Pograde  4     2      0    2    6
10.Skënder4     1      2    1    5    11.Laçi      4     1      2    1    5
12.Tomori  4     1      1    2    4
13.Kamza  4     1      0    3    3
14.Dinamo 4     0      1    3    1

Bogdani fiton penallti, Mutu e humb
Erjon Bogdani ka qenë një ndër protagonistët e djeshëm të Serisë A. 34-vjeçari ka zbritur në pjesën e dytë për Çezenën, dhe ka ndezur menjëherë manovrën sulmuese të bardhezinjve, duke fituar 11-metërsh në minutën e 60-të. Centimetrat e tij vunë në vështirësi reale mbrojtjen e Kievos dhe Cesar përdori mënyrën e vetme për të ndalur Bogdanin, duke e shtrirë në tokë, pas një topi në zonë. Për arbitrin është 11-metërsh, por Adrian Mutu gabon nga pika e bardhë. Specialistët italianë e kanë konsideruar bomberin kuqezi si më të mirin në fushë, i cili edhe pse luajti vetëm 45 minutat e dyta për Çezenën, ka merituar notën 7.

LEONARD KARAJ

© Panorama.al

Te lidhura