Tifozi padit klubin se Sise e gjuajti me top

Apr 8, 2011 | 12:21

Tani klubet duhet të kenë kujdes gjatë seancave stërvitore, pasi të rrethuar nga shumë fansa, ka shumë mundësi të ndodhin ngjarje nga më të ndryshmet. Një rast i fundit ka ndodhur në Angli, tek skuadra e Sanderlendit. Një incident i vogël ka ndodhur në fushë, kur Xhibril Sise gjuajti topin nga 20 metra, por papritmas topi përplaset fort me një tifoz. Ky i fundit largohet në gjendje të sëmurë, me shenjën e topit në trup dhe ku shkon? Në gjykatë. Aty padit klubin, por Xhibril Sise ishte shkaktari. “Goditëm një fans, i cili pësoi një dëmtim të lehtë. Ishte një goditje e topit nga Sise që ‘plagosi’ tifozin tonë. Ai na ka paditur në gjykatë”, deklaroi një nga drejtuesit e klubit.

© Panorama.al

Te lidhura