TOKIO- Një tjetër tërmet i fuqishëm ka tronditur Japoninë. Mediat e huaja raportojnë për një tërmet 7.1 ballë te shkallës Rihter në pjesën jugore të Japonisë dhe japin alarmin për një tjetër tsunami.
Sipas mediave epiqendra e tërmetit është rajoni i Iwakis pranë centralit të Fukushimës ku mësohet se janë evakuar edhe punonjësit e këtij centrali.
Goditja e fundit është shënuar pikërisht në ditën kur do të kujtohej 1 muaji i tërmetit akopaliktik dhe ishin parashikuar homazhe për nder të viktimave të shumta.
Pikerisht sot, në ditën kur ishte përjashtur rreziku për një rrjedhje të mundshme rrezatimi nga Fukushima, qeveria e Tokios ka vendosur të zgjerojë zonën e evakuimit përreth impiantit.
Zgjerimi ka qenë prej kohësh një kërkesë e grupit ambjentalist Greenpeace. Gjithashtu edhe SHBA-të kanë lënë të kuptohet se do ishte më e sigurtë të largoheshin rezidentët nga një zonë më e gjerë.
© Panorama.al











