VIDEO/ Tentoi të hynte në një banesë, 49-vjeçari gjendet i varur në kangjellat e murit rrethues! Ja për çfarë dyshohet

Nov 11, 2025 | 9:26

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Plasë të Maliqit, ku një person është gjetur pa shenja jete në  murin rrethues të një banese.

Sipas të dhënave paraprake, viktima Eduard Çarçani 49 vjeç, është gjetur i varur në kangjëllat e murit rrethues.

Dyshohet se ai ka tentuar të hyjë në oborrin e një banese që nuk ishte e tij, por gjatë ngjitjes bluza i është kapur në kangjella, duke shkaktuar mbytjen fatale.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se 49-vjeçari mund të ketë qenë në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes.

Policia ka mbërritur në vend dhe po kryen hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të këtij rasti tragjik.

Njoftimi i policisë

Maliq/Më datë 11.11.2025, është gjetur i pajetë në rrugë, shtetasi E. Ç., 49 vjeç. Nga këqyrja e jashtme e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Punohet për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës së këtyre shtetasve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

© Panorama.al

Te lidhura