Tensioni i lartë i gjakut, marramendja, mpirja e duarve, shenjat paralajmëruese të këtij problemi

Apr 15, 2017 | 22:30

Mund të mos keni dëgjuar edhe aq shumë për kaliumin, prandaj nuk arrini ta kuptoni rolin jetësor që ky mineral luan në trup. Kaliumi është i rëndësishëm për forcimin e muskujve, funksionin nervor dhe për një sistem kardiovaskular të shëndetshëm.

Për më tepër, kaliumi zvogëlon efektet negative të konsumimit të tepërt të kripës, një problem që e kanë shumë njerëz. Edhe pse mund të merrni sasinë e rekomanduar prej 4,700 mg kalium në ditë, përsëri mund të keni mungesë të tij. Pse?

Sa më shumë sodium të konsumoni, aq më shumë kalium nxjerr trupi. Nëse përjetoni simptomat e mëposhtme, duhet të konsultoheni me një mjek që t’ju sugjerojë nëse matni nivelet e kaliumit.

Ndiheni vazhdimisht të lodhur

Çdo qelizë në trup ka nevojë për sasinë e duhur të kaliumit që të funksionojë dhe mungesa e tij rezulton në lodhje.  Prandaj, nëse jeni vazhdimisht të lodhur dhe kjo nuk vjen si pasojë e  mungesës së gjumit, mungesa e kaliumit mund të jetë një ndër shkaktarët.

Tension të lartë të gjakut

Kaliumi ndihmon në relaksimin e enëve të gjakut. Kur nuk ka mjaftueshëm kalium, fillojnë të ngushtohen enët e gjakut dhe të rritet tensioni.

Dhimbje të muskujve

Kaliumi luan një rol të rëndësishëm në forcimin e muskujve, si të zemrës ashtu edhe të trupit. Prandaj, kur nivelet  e tij janë të ulëta, përjetoni dhimbje dhe ngërçe të muskujve.

Probleme me rrahjet e zemrës

Është e frikshme kur rrahjet  e zemrës fillojnë të shpeshtohen pa asnjë arsye. Ka shumë arsye përse ndodh kjo dhe një prej tyre është edhe niveli i ulët i kaliumit në trup.

Ju merren mendtë dhe ndiheni të trullosur

Rënia shumë e madhe e niveleve të kaliumit mund t’ju shkaktojë gjithashtu marrje mendsh ose trullosje.

Kapsllëk

Mund të duket e habitshme, por nivelet e ulëta të kaliumit mund të ngadalësojnë funksionet e tjera në trup, dhe këtu nuk bën përjashtim as sistemi tretës. Nga mungesa  e kaliumit mund të shkaktohen edhe fryrja e barkut dhe dhimbjet në pjesën abdominale.

Mpirje

Kaliumi luan një rol të rëndësishëm në shëndetin nervor, dhe pa të, mund të përjetoni ato ndjesitë e shpimit me gjilpërë apo mpirjet e këmbëve ose duarve./Gazeta Shendeti/

© Panorama.al

Te lidhura