VIDEO/ Tensione në një qendër votimi në Tiranë, ndërhyn policia! Blushi: Patronazhistët e PS po shpërndanin para për vota, ikën me vrap! Erion Braçe është mbyllur me ta në zyrë

May 11, 2025 | 19:09

Tensione janë regjistuar në një qendër votimi të vendosur tek shkolla “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, ku është dashur ndërhyrja e forcave të Policisë.

Screenshot_17

Përplasja ka ardhur pasi akuzave të opozitës se patronazhistë të PS-së po shpërndanin paratë për vota.

Këta të fundit së bashku me deputetin Erion Braçe ndodhen të mbyllur brenda një zyre, ndërsa policia qëndron para derës për të shangur përplasjet.

I pranishëm është edhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i cili ka treguar versionin e tij të ngjarjes.

“Ka ndodhur një krim zgjedhor. Patronazhistët në dijeninë tonë po shpërndanin para, çfarë mund të bësh tjetër në një zyrë anonime që mbrohet nga policia e shtetit. Në mes të ditës u bë një krim i shëmtuar zgjedhor”, u shpreh ai.

Tedi Blushi shtoi se:”Brenda keni provat e krimit, ata patronazhistët që ikën me vrap të kapur në flagrancë.

Erion Braçe është brenda, po i jep imunitet politik krimit. Këta janë deputetët e Rilindjes që edhe pak minuta largohet nga pushteti.

Kemi kapur në flagrancë patronazhistë, i kemi filmuar. Në dijeninë tonë për shpërndanin para, një njeri s’ka pse ikën me vrap për sa kohë s’është në shkelje të ligjit.

Do të rrimë këtu derisa të arrestohen banditët që shpërndanin para për të blerë vota”.

© Panorama.al

Te lidhura