
Elementi femër është i fortë në film. Është Marta, vajza e lënë në Shqipëri, Ana, vajza-prostitutë që Bekimi tenton të shpëtojë dhe Suzana vajza simpatike holandeze, që pranon të martohet me shqiptarin, sigurisht jo thjesht për humanizëm, por sepse e pëlqen atë. Dhe e gjithë ngjarja ndodh mes këtij trekëndëshi femëror dhe zhurmës së vazhdueshme të trenave, prej të cilëve duket se Koçi i ka vënë titullin filmit.
Duke synuar një treg më të gjerë se ai shqiptar dhe kjo është më se legjitime, Koçi synon të zgjedhë një kast aktorësh shumëkombësh, mundësisht ku fliten shumë gjuhë. Madje edhe shqiptarët tek-tuk e kanë shqipen me theks të huaj. Kjo histori emigracioni, ose më saktë kjo shumësi historish emigracioni, erdhi nën interpretimin e aktorëve: Blerim Destani, James Biberi, Flonja Kodheli, Carolien Spoor, Natasha Goulden, Gert Ferra. Në role episodike edhe Rajmonda Bulku, Bujar Lako, si prindërit e Bekimit, Vasjan Lami në rolin e babait të Martës, Olta Gixhari, në rolin e një shoqeje lesbike të Martës.
Mbrëmë filmi u shfaq për herë të parë për një publik të ftuar, që ishte më i shumtë në numër se karriget e sallës së kinema “Millenium”, ndërsa në ditët në vijim do të shfaqet për publikun e gjerë.
Filmi
Gjinia: Dramë, Aksion
Aktorë: Blerim Destani, James Biberi, Flonja Kodheli, Carolien Spoor, Natasha Goulden, Gert Ferra
Drejtor filmi: Fatmir Koçi
Skenari: Fatmir Koçi
Producentë: Rozeta Feri, Blerim Destani
© Panorama.al











