FOTO/ Zjarr pranë banesave në unazën jugore të Elbasanit, dëgjohen shpërthime të ngjashme me fishekë gjatë ndërhyrjes së zjarrfikësve, flakët pranë banesave

Jul 21, 2026 | 16:59

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në unazën jugore të qytetit të Elbasanit, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe toke pranë disa banesave dhe një njësie shërbimi, duke shkaktuar alarm te banorët e zonës.

zjarri elbasan1

Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Shërbimit Zjarrfikës, të cilat kanë nisur punën për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim që zjarri të mos përhapej drejt banesave dhe ambienteve të biznesit aty pranë.

zjarri elbasan

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, gjatë operacionit të shuarjes janë dëgjuar disa plasura të ngjashme me fishekë, duke rritur shqetësimin mes banorëve dhe efektivëve që po punonin në terren.

zjarri7

Ende nuk dihet me saktësi burimi i këtyre shpërthimeve, ndërsa pritet që autoritetet të sqarojnë rrethanat pas përfundimit të ndërhyrjes.

zjarri6

Falë reagimit të shpejtë të zjarrfikësve, flakët u vunë nën kontroll, duke shmangur përhapjen e tyre drejt objekteve të banuara dhe njësisë së shërbimit.

zjarri5

Deri në këto momente nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa po punohet për përcaktimin e shkakut të zjarrit dhe vlerësimin e dëmeve materiale.

zjarri4

zjarri

zjarri1

© Panorama.al

Te lidhura